Sic mund te lexohet nje liber duke shpjeguar karakteret e alfabetit per te kuptuar informacionin e saj, keshtu duke lexuar doren interpretohen shenjat, i prezanton, per te njohur aspektet e jetes se nje njeriu, te cilit i perket dora.
Procesi nuk eshte po kaq i lehte sa leximi i nje libri, per kete aresye mund te themi se leximi i dores eshte nje art.
Ndersa leximi i dores eshte nje shprehje e pergjithshme, kirologjia e kiromancia jane shprehje me specifike.
Kirologjia, ka ardhur nga greqishtja, nga fjala kheir - dore dhe logos - studim, eshte studimi i dores per te njohur karakterin, zakonet dhe gadishmerine.
Kiromancia, ka ardhur nga greqishtja gjithashtu, nga fjala kheir - dore dhe manteia – hyjnore, eshte studimi i dores per te nxjerre te dhena per te ardhmen.
Kirologjia nuk pretendon si Kiromancia per te njohur te ardhmen, por per te njohur ne menyre unike dhe me te thelle disa aspekte te karakterit.
Kirologjia studion doren ne te njejten menyre si grafologjia studion shkrimin, nuk ka asgje okultike ose ezoterike, leximi i dores bazohet totlisht mbi nje vezhgim te hollesishem.
Ne sektorin e kirologjise, pervec linjave studiohet edhe forma e dores, permasat e pellembes dhe te gishtave, ajo qe quhet chirognomia.
Nje aspekt tjeter studiohet me thellesisht: vezhgohet vazhdimesia e dermatoglif (vijezimit mbi lekuren e dores), si dhe majat e gishterinjve qe ne gjuhen shkencore quhen shenjat e gishterinjve.
Si perfundim eshte e rendesishme edhe studimi i thonjve, e cila quhet edhe onicologia.